Balla: Basha nën frymëzimin e Berishës po mundohet te ndezë dhunë kudo
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzon kreun e PD, Lulzim Basha se po e përdor vrasjen e 25-vjeçarit për politikë dhe se po tenton të ndezë vatra dhune në çdo bashki.
Postimi i Ballës:
Lulezim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune. Dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulezim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.
Lulezim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës. Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi e turpshme Lulezim Bashës dhe e atit të tij politik Sali Berisha.
Sorry, the comment form is closed at this time.