Astrit Patozi nis bisedimet për koalicion me aleatin e Bashës dhe zbulon ku do të kandidojë

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se ka ftuar të gjithë për të bashkëpunuar që nga Myslim Murrizi, Jozefina Topalli, Rudina Hajdari, madje është në bisedime edhe me Agron Duka i PAA-së, aleat i Bashës.

“Bindja demokratike është në dispozicion të kësaj ideje dhe kemi komunikuar me të gjitha forcat politike, me Murrizin, Hajdarin, Topallin dhe me personazhe të së majtës apo dhe të djathtës. Unë kam pasur komunikim jo vetëm më Agron Dukën por edhe me të tjerë. Nëse do të bashkëpunoj për koalicion i takon Dukës të vendosë”, tha Patozi për Report Tv.

Në lidhje me zonën se ku do të kandidojë, Patozi tha se “këtë vendim e marrin të gjithë përfaqësuesit e Bindjes Demokratike, por ai ka dëshirë në Tiranë ku mund të marrë edhe maksimumin e votave, pasi gjithmonë ka qenë deputet i këtij qarku”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.