Aplikacioni i ri i Postës Shqiptare/ Rama: Shkurton kohë dhe zhduk burokracitë
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot “e-Wallet”, aplikacionin më të ri nga Posta Shqiptare, duke shtuar se përmes këtij aplikacioni, merren një sërë shërbimesh në postë online.
Kreu i qeverisë theksoi se, aplikacioni shkurton kohën për qytetarët, si dhe zhduk burokracitë, pa pasur nevojë të pritet në sportele. “Oferta e re e Postës Shqiptare kurorëzon një nga rrugët më të rëndësishme të hartës së Revolucionit Digjital 2020. ‘E-Wallet’ është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari i vet, pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nerva e deri edhe lekë për ryshfet, nëpër radhat e labirinthet e burokracisë.
Kush flet për administratën dhe për korrupsionin në administratë, ka të drejtë të kërkojë shumë më tepër akoma, po kush nuk e sheh ndryshimin si dita me natën në shërbimet për qytetarët, ose ka shumë mllef politik e nuk shikon dot, ose ka humbur kujtesën dhe nuk gjykon dot”, shtoi shefi i qeverisë.
Sorry, the comment form is closed at this time.