AMBASADORJA/ Kim: Me Bashën folëm për rolin e opozitës dhe…

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka zbuluar temat e bisedës me kryetarin të PD-së, Lulzim Basha, me të cilin pati dje një darkë pune.

Ndër të tjera, Kim thotë se të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër: “U takuam sonte me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA-të do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, shkruan ambasadorja Kim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.