Ambasadorja e SHBA: SPAK po jep rezultate duke përdorur Ligjin anti-Mafia

Duke shpërndarë një link të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, thotë se SPAK po jep rezultate duke përdorur ligjin anti-Mafia.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të sekuestruar përfitimet nga korrupsioni”, shkruan Kim në Twitter.

Ambasadorja thotë se SHBA vazhdon të mbështetës fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi.

“SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.