Ambasadorët e BE bien dakord të shtyjnë bisedimet me Shqipërinë

Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian për anëtarësim në Union kanë marrë një tjetër shtyrje. Ambasadorët e BE-së thonë se vendi ynë ka bërë progres në përmbushjen e kushteve, por ka ende punë për të bërë.

Fillimi i bisedimeve shtyhet edhe për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë për gjuhën dhe minoritetin maqedonas.

Ditën e sotme, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm, i njohur si Coreper, ra dakord në draftin e konkluzioneve se Shqipëria nuk është gati për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë në përmbushjen e kushteve të vendosura më herët në mars.

Ambasadorët përshëndetën punën e bërë nga Shqipëria për reformat, por theksuan se duhet të tregojë më shumë përparim në përmbushjen e kushteve.

Drafti i konkluzioneve nga ambasadorët do të kalojë te ministrat e Jashtëm dhe të Çështjeve të Europës të Unionit më 8 dhjetor.

Ndërkaq, fillimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të miratohet në Mars 2021.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.