Alibeaj: si e gjetët Alabarin? Balluku: Po bëni racizëm

Zv.kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.  Prezantimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”

Mbledhja e sotme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Përfaqësuesi i opozitës, Enkelejd Alibeaj debatoi me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke thënë se ajo mbron privatin dhe jo qytetarët. Alibeaj shtoi se është detyra e opozitës për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për këtë i është drejtuar me disa pyetje Ballukut.

Balluku duke iu përgjigjur Alibeajt, theksoi se Alabar ka ardhur në Shqipëri edhe në vitin 2007 por nuk kishte gjetur terrenin e duhur, kështu sipas saj nuk mund të priten investitorët strategjik “me këmbët e para”.

Pjesë nga debati

Alibeaj: Mos ma dhunoni në fjalën time… 

Balluku: Ndërhyre më buzëqeshje, çfarë do të thotë kjo?

Alibeaj: Pretendoni të jeni mbrojtës e shqiptarëve dhe interesit publik, por u pozicionuat si mbrojtëse e Albarit. Duhet të mbronit interesin e shqiptarëve. Por ju jeni krenare për të mbrojtur investitorin, kështu opozita do të mbrojë interesin e shqiptarëve. Ju keni zgjedhur këtë për privatin dhe po ju bëj pyetje. Si e zgjodhët Alabarin? Si e kontaktuat? Si e mori vesh? Bëra një pyetje të thjeshtë dje. A e dini se cilët janë pronarët e shoqërisë që Shteti Shqiptar i dha statusi investitor strategjik E regjistruar në  offshore, askush nuk e di se kush janë. Pse duhet të fshihet? Ajo është e regjistruar në ishujt Kajman. 12 muaj kanë qenë të errëta, askush nuk dinte asgjë. Pse me ligj kërkoni ta hidhni në Parlament dhe të detyrohen të votojnë diçka që nuk e kanë të njohur. Duhet një shpjegim i vogël.

Balluku: Ne i mbrojmë investitorët e huaj, se nuk i presim dot me këmbët e para. Albari e ka zbuluar Shqipërinë në 2007. Kanë pasur takime në atë kohë, por erdhën dhe ikën me vrap. Na thanë se ishte situatë e tmerrshme… dhe nuk do të ktheheshin. Ju i dini mirë këto punët e Aladinit. Ju i dini më mirë atë punët e fërkimit…të llambës. Ai port do t’i shërbejë Kosovës, Maqedonisë së Veriut por edhe Serbisë. Dhe do të ketë edhe infrastrukturë tjetër me hekurudha dhe rrugë. Shqipërisë i duhet një port i ri komercial për të përfshirë aktivitetet detare. Nga karburantet tek facilitetet e NATO-s. … Racizëm pse zgjodhëm Dubain. Por Brukseli nuk erdhi… ditën që duan të vijnë e hapim derën për ta. Nuk ka pasur interes për këtë projekt. Është racizëm që të themi pse pranuam ata nga Dubai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.