Alibeaj nuk i kursen ironitë: Pse nuk kishte garë për portin e Durrësit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ngriti shqetësimin e opozitës në foltoren e Kuvendit për sa i përket mungesës së garës për ndërtimin e portit të Durrësit.

Sipas Alibeajt, është detyrë kushtetuese që të ketë një garë, pasi e detyron edhe marrëveshja e asociim stabilizimit me BE.

“Pse nuk ka garë? Porti i Durrësit është malli pa zot. Kur ske djersë për pronën tënde e shet dhe e shpërdoron. Do të ishte minimumi, është detyrim kushtetues. Detyrim me Kushtetutën dhe me Europën. Me ata që do ti presim me 6 dhjetor. Rama u përbetua duke thënë se sa hapa para ka bërë. Ky është rasti. Është detyrim nga marrëveshja e detyrim asociimit. Për të bërë një garë. Për të marrë maksimumin.”

Alibeaj u shpreh se Alabarit po i falet 818 mijë metër katror ose 400 milion euro.

“Çfarë është ky biznesmen që Rama i bën avokatin e tij. Çfarë është ky që vjen dhe bën sadaka këtu. Ti i fal 730 milion euro. 818 mijë metër katror të Shqipërisë, ja kafshon dhe e fal për sadaka. 400 milion euro është vetëm vlera e truallit. Çfarë është ky Albar i pasur që ka nevojë që ti falësh 180 milion nga taksa e ndërtuesit.” shtoi Alibeaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.