Kuvendi vendos nesër për mandatin e Xhaçkës

Kuvendi do të mblidhet nesër për të vendosur mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kuvendi do të vendosë për mandatin e Xhaçkës, pas akuzave nga Partia Demokratike se bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

“Nesër, ditën e premte, datë 01.07.2022, ora 12:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, njëherësh Kryetare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të zhvillohet mbledhja e këtij Këshilli, në Kryesinë e Kuvendit, salla ‘Pjetër Arbnori’, me këtë rend dite:

Vijimi i mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka. (Urdhër nr. 59, datë 30.06.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).

Mbledhja do të transmetohet live në faqen web dhe ‘Facebook’ të Kuvendit.

Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.