PD mbi abuzime me tenderat: 1 shkollë në Tiranë 3 herë më shtrenjtë se BE-ja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi,deklaroi se fondet që po harxhon qeveria dhe bashkia për rindërtimin e skollave të reja në Tiranë janë shumë më tepër sesa vlera reale.
“Për të ndërtuar 14 objekte arsimore, Erion Veliaj tenderoi 30 milionë euro. Thënë ndryshe, me procedurën korruptive të Bashkisë së Tiranës, një shkollë apo një kopsht do të kushtojë 2.1 milion euro. Një çmim 3 herë më i lartë se procedura e ndjekur nga Bashkimi Europian për të njëjtën punë.
Me standardet europiane, 1 shkollë e ndërtuar nga BE, do të kushtojë 680 mijë euro. Ky është shembulli se kur nuk ka mendje për të vjedhur, kostoja është më e lirë dhe mund të ndërtosh më shumë.
Bashkimi Europian do të ndërtojë 22 shkolla me 15 milion euro, ndërsa Erion Veliaj dhe Edi Rama do të ndërtojnë më pak, 14 shkolla me 30 milion euro”, theksohet ndër të në deklaratën e Boçit,

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.