Ahmetaj: Përballë zhurmës politike, faktet janë ato që flasin më mirë
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në konferecën e sotme për shtyp, ka bërë një bilanc të qeverisë për politikat se saj sociale në më shumë se 7 vite në pushtet për qytetarët dhe bizneset.
“Në vitin 2013, pagat e mjekëve ishin 64 mijë lekë, sot janë 100 mijë lekë. Kush kujdeset për ata që janë në frontin e luftës? Këtë pyetje retorike, ia dini përgjigjen…ngjyrime opozitare. Paga më e ulët në administratë ka qenë 360 mijë lekë të vjetra, mos e harroni këtë… Sot paga më e ulët është 380 mijë lekë, jo më të tjerat. Dikur merrte infermieri 360 mijë lekë të jetra dhe prisnin të punonte aty ku punonte. Pensionet? Më thoni pak, kush kontribuon? Të punësuarit…Atëherë kontributet janë rritur, sepse janë rritur të punësuarit. Kjo ka bërë rritjen e kontributeve. Pensioni social. E dini çfarë është ky? Ky është një pension që një maxhorancë del dhe thotë: Po, i dashur qytetar, ti nuk ke paguar asnjë kontribut, por unë nuk të lë në mes të rrugës. Do thoni ju që 76 mijë lekë janë pak. Pak janë, por ishte zero. Gjithsesi, ky buxhet po paguan edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara. Në vitin 2013, ata që sot gërvishin fytin me emocione opozitare, i lanë pa bukë. Historia na ndihmon të mos përsërisim gabimet, apo t’i korrigjojmë nëse duam. 117 milionë dollarë shkojnë për rimbursimin e barnave. Mos të harrojmë plagën e trashëguar, privatizimin e ARMO-s. Gjithë ai debat që është bërë dhe sot, kryeministri subvencionoi naftëtarët. Fondi i bonusit të bebeve ka qenë qesharak. Sot është real. Mos harroni dhe ju gazetarë, se transmetimin tek qytetarët e bëjmë edhe vetë. Në favor të pyetjeve se çfarë ka bërë qeveria në favor të shtresave në nevojë, faktet janë kokëforte. A i kanë zgjidhur të gjitha problemet? Do isha i padrejtë, nëse do të thoja po, por vëmendja është shumë më e lartë sot. Tekstet shkollore falas. Harruat që shumë prindër merrnin borxhe për të blerë libra falas. S’ka ekzistuar kjo, sot është. Nuk erdhi se një ditë u ngrit kryeministri nga gjumi, dhe tha do e bëjmë. Jo. Janë pjesë të premtimeve tona. Edhe të përndjekurit i lanë në mes të rrugës. Edhe paketa anti-COVID, ja ku është. Ju sfidoj me shifra. Mos harroni se fshirja e kamatëvonesave te energjia ju ka lënë para në xhep qytetarëve”, tha Ahmetaj.
Sorry, the comment form is closed at this time.