Ademi i përgjigjet Ramës: Ti je komunist, ora jote po ndalet

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama sot në Shkodër.

Ademi shkruan se Rama është “komunist dhe këtë gjë e demonstroi sot para Shkodrës”.

“Apologjia e humbjes e një individi të pashpresë! Pas 8 viteve persekutim të Shkodrës, pranuar edhe me gojën e tij, nuk e kupton akoma pse nuk e duan shkodranët, pse nuk e kanë votuar dhe nuk do ta votojnë jo vetëm me 25 prill, por asnjëherë.

Po, ti je komunist dhe e demonstrove sot atë para Shkodrës, e cila të njeh dhe ta ka dhënë përgjigjen ashtu siç e ke merituar!

Po, ne jemi antikomunistë! Kemi qenë e do të jemi, sepse kemi lindur të lirë dhe kështu do të qëndrojmë.

Diversionet e ulta në Shkodër, fryma e përçarjes që kërkon të mbjellësh do të jetë fillimi i ndëshkimit tënd nga shkodranët e shqiptarët me 25 prill.

Për 45 vite i rezistuam diktatorit komunist dhe për 10 ditë, do të bëjmë të dorëzohet edhe Edveri!

Ti as nuk e ke njohur e nuk do ta njohësh kurrrë Shkodrën. Ti nuk e ke vlerësuar dhe nuk mund ta vlerësosh kurrë atë, edhe pse rrekesh të gjesh lidhje në këtë qytet. Duke i përmendur, vetëm i ndot ata, kontributin dhe kujtimin e tyre në këtë qytet.

Ora jote po pushon, po ndalet! Pas 10 ditëve ti do të jesh thjesht një pensionist në politikë. Nga Shkodra do të vijë humbja që e ke merituar si askush tjetër në këtë vend”, shkruan Ademi.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.