A jeni penduar që keni marrë detyrën e Presidenti të Republikës? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u pyet gjatë një takimi online të Këshillit Rinor të Ballkanit, nëse është penduar që e ka marrë detyrën e kreut të shtetit. “Absolutisht nuk jam penduar”, tha Meta, duke shtuar se po përpiqet ta bëjë këtë detyrë me përgjegjshmëri maksimale.

“Së pari, të jeni të sigurt që unë jam natyrë energjike dhe luftarake, edhe rinore. Aq sa, kur erdhi 8 dhjetori nuk po më besohej që 30 vjet më parë unë kisha qenë më i ri nga sa është djali im sot. Pata si ditë reflektimi. U binda që, nëse do kishim pritur nga prindërit tanë për një ndryshim regjimi, ky ndryshim kurrë nuk do të kishte ndodhur. Kishin një mijë halle. Ndërsa të rinjtë, shpirti i guximit i hedh tutje këto frikëra dhe dilema. Tani të ndalem te pyetja. Nuk është se këtë detyrë nuk e kam pranuar i pandërgjegjshëm. Absolutisht nuk jam i penduar. Përpiqem ta bëj me përgjegjshmëri maksimale. Kuptohet me një situatë me Parlament njëpartiak, Gjykatë Kushtetuese, që e kanë bërë jofunksional shtetin e së drejtës, dhe ka shtuar këto probleme që ne po flasim sot për të rinjtë. Ju jap fjalën që do vazhdoj të mbetem gjithmonë i ri, do mbetem luftarak për të luftuar për çështje të drejta dhe që u krijojnë një perspektivë më të mirë të rinjve. Nuk jam penduar asnjëherë. Duhet t’i trefishojmë përpjekjet në këtë drejtim”, tha Presidenti Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.