A je gati për zgjedhje? Voltana Ademi: Të presim 2 nëntorin
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e pyetur sot nga mediat nëse është gati për zgjedhjet, dha një përgjigje diplomatike.
Ademi tha se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Do duhet të presim vendimin e 2 nëntorit”, tha Ademi.
Gjykata Kushtetuese riktheu për shqyrtim çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe seanca do të zhvillohet më 2 nëntor në orën 10:00.
Çështja ishte pezulluar në pritje të përgjigjes nga Komisioni i Venecias. Shoqata e Bashkive i është drejtuar me një padi Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në përcaktimin e seancës që rikthen çështjen për shqyrtim, Kushtetuesja argumenton se është konstatuar se ka rënë shkaku i pezullimit të procesit, kjo për faktin se Komisioni i Venecias iu përgjigj pyetjeve të gjykatës.
Sorry, the comment form is closed at this time.