A është penduar Nano që ftoi Ramën në politikë? Ja si përgjigjet

Ish-kryeministri Fatos Nano nuk është penduar që ftoi Edi Ramën në politikë.

Gjatë një interviste në Tv “Klan” ai tha se, Rama është maturuar në detyrën e kryeministrit.

PJESË NGA INTERVISTA

Fevziu: Jeni penduar?

Nano: Nuk jam penduar, sepse në tërësinë e vet, Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie. Do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu, dhe si kryeministër në dy mandate.

Fevziu: Si e gjykoni si kryeministër?

Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e kreut të qeverisë, sepse kjo detyrë është e tillë, që, kur e bën me seriozitet, të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendim-marrjes në dobi të shumicës së njerëzve.

Fevziu: Ka shumë akuza që nuk zbaton ligjin, për korrupsion, për marrëdhënien me oligarkët siç thuhet…

Nano: Rama ka një ekip që vërteton përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nuk bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të marrë urdhra nga ato të fillimit, që nuk e njihte ligjin etj, etj, nuk e lë ekipi ta bëjë.

Fevziu: Po akuzat për korrupsion…?

Nano: E kush nuk ka zhurmë, valë për akuza me korruspionin në Shqipëri?!

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.