A e pagoi tarifën e Rrugës së Kombit? Përgjigjet Presidentja e Kosovës
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani pas vizitës në Tiranë ka folur edhe për traun e pagesave në Rrugën e Kombit.
Osmani e cilësoi si tra psikologjik dhe tregoi nëse e ka paguar tarifën kur kaloi.
“Një pjesë, që erdhi më vonë, e pagoi. Por kjo nuk ka të bëjë me delegacionin, por për qytetarët që vijnë në Shqipëri… Arsyet janë të shumta, por e shoh si një barrierë psikologjike që nuk do të duhej të ishte aty. Prandaj kam qenë e zëshme që prej ditës së parë. Unë po i shoh të njëjtat shqetësime edhe te shumë qytetarë të Shqipërisë. Detyra e liderëve do të ishte si të eliminojmë barrierat, tarifore dhe jo tarifore”, tha ajo.
Sorry, the comment form is closed at this time.