A do t’i bashkohej Ramës në zgjedhjet e 25 prillit po t’i bënte ftesë? Agron Duka tregon hapur qëndrimin e tij
Agron Duka është pyetur nëse do të bashkëpunonte me kryeministrin në zgjedhjet e 25 prillit.
Kreu i Partisë Agrare Ambientailiste u shpreh se Ramën e përjashtoj.
“Ramën e përjashtoj. Kam shtatë vjet, që jam në aleancën me PD. Ne jemi besnikë me njëri-tjetrin, dhe as nuk më ka shkuar mendja të kandidoj me lista të PS-së. Kurrë nuk mund të them se nuk jam me to, por nuk jam i indoktrinuar ideologjikisht dhe këtë e kam treguar me sjellje. Nuk jam se jam ndonjë i djathtë i thekur. Me Ramën personalisht jo”, shprehet Duka për Euro News.
Sorry, the comment form is closed at this time.