Do pranoni një mandat tjetër? Ja ç’thotë Meta

Presidenti Ilir Meta u shpreh i prerë se nuk do të vazhdonte më një mandat të dytë presidencial, edhe sikur t’ia propozonte Edi Rama.

“Është histori e mbyllur kjo. Më 24 korrik ju pres në ceremoninë që do të zhvillohet në Presidencë”, tha Meta.

Sipas Metës, nga përvoja 32-vjeçare në politikë ka kuptuar që sytë dhe vëmendja duhet të jetë tek qytetarët shqiptarë, të cilët përmes të zgjedhurve të tyre duhet të rrisin llogaridhënien ndaj qeverisë apo drejtuesve të tjerë.

“Shqiptarët duhet të kenë më shumë besim dhe të mos presin nga askush tjetër”, tha Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.