Beqaj: Edhe pse vit i vështirë, nuk do të ndalemi me investimet
Deputeti i Partise Socialiste (PS), si dhe i deleguari në qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj, duke folur sot në Parlament, deklaroi se viti 2020 ishte i vështirë, por “qeveria është e vendosur të çojë përpara zhvillimin e Shqipërisë”. Ai shtoi se edhe në Shkodër po kryhen investime të rëndësishme.
“Ky ishte një vit i vështirë. Kemi bërë shumë për të rikuperuar pasojat e pandemisë. Sot financojmë 120 milionë euro për të zhvilluar vendin. Jemi të vendosur të çojmë përpara zhvillimin e Shqipërisë.
Parashihet restaurimi i Kalasë së Rozafës, rikualifikim urban në disa zona të Shkodrës. Filluam punimet edhe në Velipojë. Të gjithë ata që mendojnë se Edi Rama dhe qeveria e tiju ka inat Shkodrën, po u tregoj këto projekte që dëshmojnë të kundërtën”, u shpreh Beqaj.
Sorry, the comment form is closed at this time.