25 humbje mes bluzave të bardha nga COVID, Basha: Mirënjohje dhe falenderim

Me një postimme foto të mjekëve që kanë humbur betejën me koronavirusin, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpreh ngushëllimet dhe dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të mjekut anestezist Mihal Kërçi.

“Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre”, shkruan Basha.

Janë 25 mjekë që kanë humbur betëjën e sipas kreut të PD-së, “të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë”.

Ata janë heronjtë tanë thotë Basha në vijën e parë të betejëss me COVID-19. “Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë – të rinj në profesion apo në pension – kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie”, thotë Basha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.