110-vjetori i Pavarësisë, Rama nuk harron Thaçin: Mungon përkohësisht por misioni vazhdon

Kryeministri Edi Rama, në seancën e përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri, nuk harroi të përmende në përfundim të fjalimit të tij Hashim Thaçin. Rama tha se shqiptarët nuk do të ishin këtu ku janë nëse nuk do të ishte LDK dhe UÇK-ja dhe të dyja këto shtoi kryeministri, lidhen me Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.

Rama tha se Thaçi mungonte sot në sallë, por është në i munguar I përkohshëm pasi misioni vazhdon.
 “Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”,tha Rama.  

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.