108-vjetori i FA-së/Ambasadorja Yuri Kim: Shpresoj të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka shprehur urimet me rastin rastin e 108-vjetorit të formimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja thekson se SHBA është krenare që stërvitet dhe lufton së bashku me forcat shqiptare.

Mesazhi i Yuri Kim:
Gëzuar 108-vjetorin e lindjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne jemi krenarë që stërvitemi dhe luftojmë së bashku – forcat amerikane dhe shqiptare krah për krah. Ne shpresojmë të forcojmë më tej gatishmërinë tonë të përbashkët, bashkëpunimin dhe punën në ekip. Urime!

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.