“Zemra të zjarrta të PS”/ Ahmetaj: Patronazhistëve t’u vini anash

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj u është përgjigjur akuzave të opozitës duke nisur nga kriza energjetike e deri te patronazhistët në zgjedhjet e 25 prillit.

Çmimi i energjisë, tha Ahmetaj, është ulur gjatë qeverisjes së PS dhe kështu do të vijojë pavarësisht krizës energjetike.

“Basha kërcënoi patronzhistët, atyre t’u vini anash. Janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Tha që do ua tregojmë ne, me çfarë do ua tregoni, me grupet e armatosura? Sa i përket çmimeve. Janë 100 vende që përdorin rregullin fiskal. Vjen dekreti i Metës dhe thotë se skemi emergjencë. Po more kemi emergjencë. Janë 200 mijë familje që i mbështesim për çmimin e energjisë dhe kë subvensionuar, çezin. Ne e ndryshuam logjikën e çmimit, hoqëm fashat sepse hynin të gjithë oligarkët siç i thoni ju. Është ulur çmimi i  energjisë nuk e rrisim si ju.

Ne do ta përballojmë krizën. Nëse keni një propozim konkret nëse është i mirë ne do ta marri mparasysh, por ju lutem silleni. Lajmet e mira janë duke ardhur kanë ardhur. Kemi arritur të pezullojmë edhe modelin për të menaxhuar me transparencë të gjitha kompanitë. Sa për rindërtimin, thoni çfarë të doni, dikur thatë 3D. Janë gati 2 mijë njësi individuale.Dje kalum një vendim që  kur të shpërndahen pallatet, apartamentet, do ta bëjmë për të gjithë me short, jo siç e bënit ju që merrte fari Balliu subvencione për çmimin e energjisë.  Për nderin tuaj votojeni kundër dekretin e presidentit”, tha Ahmetaj.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha i paralajmëroi patronazhistët të tërhiqen, sepse “përndryshe do t’i gjejë belaja”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.