Vrasja në Fier, deputetët e PD-së: Të thirret Nano për të raportuar

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka komentuar në Komisionin e Sigurisë, vrasjen makabre të 8 vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani në Fier.

Baçi tha se as pushteti vendor dhe as policia nuk studiuan kohën e vrasësit dhe se po bëjnë formalitete.

Nga ana tjetër, Ferdinand Xhaferraj tha se është detyra jonë të kërkojmë informacion tek policia sa herë ka shkruar inspektori i zonës. Xhaferaj, po ashtu, ka kërkuar në dëgjesë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

“Është detyra jonë si komision sigurie të kërkojmë informacion tek policia sa herë ka shkuar inspektori i zonës. Duhet të thërritet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për të raportuar, sepse është një nga rastet që mund të parandalohej. Personi duhet të ishte në mbikëqyrje”, tha ai.

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës kërkuan që mos të politizohej kjo ngjarje kaq e rëndë dhe t’i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.