Rushaj: Seanca e sotme duhet të ishte normale, PS shkeli rregulloren

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka dhënë një prononcim për mediat, pas seancës së mbajtur sot.

Rushaj thekson se seanca e sotme duhet të ishte normale, duke shtuar se PS ka shkelur rregulloren.

“Sot duhet të ishte një seance rutine normale e Kuvendit, ku secila prej forcave politike duhet të zinte vendin e vet në Komisionet Parlamentare për të bërë detyrën e tyre në këtë Kuvend. Për fat të keq që në seancën e parë më të dyja këmbët u shkel rregullorja dhe u shkel për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës në parlament. Kjo është e papranueshme, është diçka që nuk duhet ta bëjë askush.
Prandaj i bëjmë thirrje kryetares së Kuvendit dhe Grupit Parlamentar të PS që të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet Parlamentare. Detyra jonë është që ne të marrin pjesë atje, të ngremw zërin e qytetarëve dhe të bëjmë opozitë. Nuk do ta lejojmë PS-në që në mënyrë të hapur të shkelë rregulloren.

Do të ndjekim çdo rregullore në lidhje me vendimin për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlemantar i Partisë Demokratike”, deklaroi Rushaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.