Opozita sulmon Bledi Çuçin, ministri iu kthehet vetëm me dy fjalë

Deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë kanë ngritur shqetësimin në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë,

Diskutimet:

Flamur Noka: Për vrasjet, opinioni pubik është tronditur. S’ka siguri dhe ska besim te strukturat e policisë. Policia është zhytur në krim, drogë e batak. Agjencia që ju doni të ngrini, mund të kriminalizohet për shkak të vullnetit politik siç u kriminalizua edhe SHÇBA. Qarkullimi i titullarëve, edhe pse kanë dosje sa një mal të përfshirë në krim, afera, trafik. Ata riciklohen nëpër disa drejtori. Ju ose keni rezauruar kapacitetet në polici ose kupola e saj është e inkriminuar dhe ju mundoheni të thoni “Ky është më pak e ai është më shumë“. Kjo është alarmante. Kupola e Policisë duhet shkrirë e riformatuar, pasi është e zhytur në batak.

Ferdinand Xhaferraj: Dy ngjarje të rënda në Fier e Fushë Krujë, familjarët u shprehën se s‘kanë besim te Policia. Drejtori i Policisë e ka filluar shumë keq, rrokadë qarkullimi drejtuesve të policisë. Ata ndëshkohen, promovohet apo shkarkohet për punë të dobët. “Vaji i kandilit“ tregon përcmimim, përbuzje, arrogancë për çdo punonjës policie. Kërkoni ndjesë.

Bledi Çuçi: Nuk kam koment, pasi nuk ka lidhje me projektligjin.

Luan Baçi: Është vrarë një biznesmen, shërbimi policor nuk ka reaguar, madje në Fier flitet se ata janë fshehur teksa ishin prezent në një krim makabër. Është hetuar nga SHÇBA dhe cilat janë hetimet?

Ervin Salianji: Mospërgjigjia ndaj shqetësimeve të deputetëve tregon se Çuçi nuk e ka nën kontroll ministrinë. Është papërgjegjshmëri, pasi ska pasur asnjë qëndrim nga ministri apo Policia e Shtetit për ngjarje të tilla. Ka frikë ti përgjigjet shqetësimeve të opozitës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.