Nis seanca plenare, Parlamenti voton sot ngritjen e Komisionit Hetimor

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Pritet që Parlamenti të votojë sot ngritjen e Komisionit Hetimor.

Në fjalën e tij Kujtim Gjuzi e ka quajtur të nxituar dhe se programi ka ngarkesë sipas tij, duke shtuar se i janë ndërprerë minutazhet.

“Ne ishim këtu dy vite së bashku. Ishim korrektë me ju ndërsa ju jo. Na keni ndërprerë minutazhet. Ne nuk kemi pasur mundësinë të përçojmë tek qytetarët 100% të vërtetën.”

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se koha e debatit është vendim për arsye të pandemisë, ndërsa sa i përket ankesave për kohën tha se duhet të drejtohet tek institucionet përkatëse.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.