Nikolla: Shqipëria dhe Mali i Zi, partnerë në rrugëtimin evropian

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dorde Raduloviç.

Kryetarja Nikolla shprehu mirënjohjen për ndihmën e menjëhershme të Malit të Zi për ndihmën për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vende fqinje, mike, aleate të ngushta në NATO dhe partnere në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian si edhe bashkëpunimin rajonal. Marrëdhëniet miqësore mes nesh përbëjnë një shembull të mirë në rajondhe ne jemi të përkushtuar të shkojmë më tej. Shqipëria dhe Mali i Zi punojnë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë. Shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi dhe malazezët që jetojnë në Shqipëri janë ura miqësie midis të dy vendeve. Parlamentet do të vazhdojnë të nxisin e mbështesin bashkëpunimin dypalësh”, theksoi Nikolla.

Ministri Raduloviç vlerësoi bashkëpunimin dypalësh dhe theksoi se ky bashkëpunim mbështetet në rrënjët kulturore, marrëdhëniet tradicionale, vlerat e aspiratat tona të përbashkëta evropiane. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe ndihmojmë njeri-tjetrin në procesin e zhvillimit të negociatave e më tej.

Kryetarja Nikolla dhe ministri Raduloviç biseduan edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe në fushën e turizmit dhe shfrytëzimin më të mirë të potencialeve që ekzistojnë midis të dy vendeve.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.