Nikolla me Drejtorin e Sigurisë së Libanit: Shqipëria, model bashkëjetese fetare

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot pasdite në një takim, Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë se Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim.

Kryetarja Nikolla e falenderoi Gjeneralin Abbas Ibrahim për kontributin e tij shumë të madh për riatdhesimin e fëmijëve dhe të grave shqiptare prej kampeve në Siri si edhe në mbështetjen për personelin shqiptar përgjatë operacioneve të riatdhesimit në terren.

Nikolla vuri në dukje se “Shqipëria i është bashkuar me vendosmëri aleatit tonë strategjik, SHBA-së, në luftën e papajtueshme kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

“Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm maskohen pas motive fetare, por nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin dhe islamin”, tha ajo.

Gjeneral Major Abbas Ibrahim shprehu vlerësimet më të larta për kontributin e Qeverisë së Shqipërisë për paqen e sigurinë në rajon e më gjerë, si edhe për modelin e shkëlqyer të bashkëjetesës e harmonisë midis besimeve fetare që ofron Shqipëria.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.