Nikolla: Kuvendi, i angazhuar për mbështetjen e shqiptarëve të Preshevës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Gjatë takimit u bisedua mbi mbështetjen e Kuvendit, qeverisë dhe të institucioneve për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sinani e informoi Nikolën mbi disa të çështje të gjendjes aktuale të shqiptarëve të Luginës dhe nevojat për më shumë mbështetje nga Shqipëria.

Kryetarja e Kuvendit garantoi Sinanin se e Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i angazhuar për rritjen e mbështetjes për zhvillimin, mirëqenien dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si edhe të bashkëpunimit të tyre me qeverinë dhe institucionet e Shqipërisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.