Kuvendi miraton komisionin e posaçëm për raportin e Dick Marty

Në seancën e sotme, Kuvendi ka miratuar komisionin e posaçëm parlamentar për raportin e Dick Marty. Me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim u votua dhe përbërja e komisionit të posaçëm. Drejtues i tij do të jetë deputeti Ulsi Manja.

Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se, gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit. Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte disa ish-udhëheqës të UÇK-së.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.