Kuvend/ Balla: Seanca do ndahet në 3 pjesë, në fokus programi i qeverisë

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë në dispozicion, ndërsa seanca maratonë do të ndahet në 3 pjesë. Në pjesën e parë do të prezantohet programi, më pas do të jetë debati dhe në fund votimi, i cili do të jetë një si për ministrat e rinj dhe për programin qeverisës.

“Kemi miratuar me konsensus pikën e rendit të ditës, që lidhet me kohën e debatit, lidhur me miratimin në Kuvend të përbërjes së qeverisë. Nga opozita ka pasur disa propozime, që lidhen me mbajtjen e kësaj seance dhe ne kemi rënë dakord që kjo seancë të ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë është prezantimi i programit, në fund të kësaj faze merren të gjitha pyetjet dhe më pas hapet debati, në një fazë të tretë, që kulmon me votimin. Votimi është një i vetëm, qoftë për përbërjen e ministrave, qoftë të programit. Çdo deputet do të ketë mundësi të flasë jo më shumë se 10 minuta”, tha Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.