‘Keni parashikuar para për gaz lotsjellës’? Çuçi: Protestoni lirisht

Në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar buxhetin e parashikuar për dikasterin që ai drejton në vitin e ardhshëm.

Në momentin e pyetjeve nga deputetët, përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj në tentativë për të bërë ironi e ka pyetur ministrin nëse kanë parashikuar buxhet për të blerë gaz lotsjellës.

“Apo ka boll Serbia gaz për të mbytur shqiptarët? Apo ju jeni më zemërmirë se paraardhësi juaj Lleshaj”, tha Metaliaj.

Ministri Çuçi iu përgjigj shkurt: “Jo, kështu që mund të protestoni lirisht”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.