Braçe shpërthen në akuza: Vaksinimi të bëhet me detyrim

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka shpërthyer në kritika të forta në Parlament lidhur me zbatimin e masave kundër koronavirusit.

Sipas deputetit socialist, masat kufizuese nuk po zbatohen as nga deputetët dhe as nga ministrat dhe “e vetmja zgjidhje është që vaksinimi të bëhet me detyrim”.

“Sot që flasim, të sëmurë aktivë kemi më shumë se 6000 vetê. Çfarë mund të them për masat? Bëra një kontroll për të parë masat që janë në fuqi. Ka një kakofoni online, në websajtet e qeverisë. Duhet thënë se masat nuk zbatohen më, duke nisur nga këtu, dhe sipas rregullave, këtu duhet mbajtur maskë. Pashë kryeministrin dhe disa ministra. Nuk bëhen as 5 vetë bashkë. Dhe kur nuk zbatihen masat këtu, mos të kërkojë njeri të zbatohen diku tjetër. Kemi vendosur një rregull që të jemi të gjithë të vaksinuar. Disa janë të pavaksinuar. Po test ju kërkoi njeri? Jo. Po për orën policore? Nuk zbatohet. Zero. Dhe të penalizuarit janë ata që janë të vaksinuar.

Ndërkohë që virusi qarkullon masivisht te ata të pavaksinuar, përse blejmë ne vaksina, kur në krahun tjetër nuk po vaksinohen? Pa diskutim, po humbim kohë. Të kushtëzojmë aktivitetet me vaksnim. Këtu po shkon gjithë bota, nuk e di pse s’e bëjmë këtë?

Ka një zgjidhje: vaksinim me detyrim për çdo lloj aktiviteti. Do të mbash lokalin hapur, vaksinoji punonjësit. Do të punosh në klubin tënd, prit vetëm të vaksinuarit, duke nisur nga këtu”, tha Braçe.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.