Rita Ora kërkon falje publikisht: Ndihem e turpëruar

Në 26 Nëntor, Rita Ora festoi 30-vjetorin me një festë mes miqsh, duke thyer rregullat anti-covid. Festa u organizua në fshehtësi dhe “The Sun” publikoi disa foto nga momenti kur disa policë po përpiqeshin të hapnin derën e restorantit ku ndodhej këngëtarja.

Pas publikimit të këtij lajmi, Rita ka marrë komente të shumta sulmi nga ndjekësit. Këngëtarja ka reaguar me një postim në Instastory ku kërkon publikisht falje.

Statusi i Ritës: Përshëndetje të gjithëve, unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30-vjetorin. Ky vendim ishte i momentit me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe nuk kishte problem.

Më vjen vërtet shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin veprimet e mia dhe marr përgjegjësi të plotë.

Ndihem veçanërisht e turpëruar kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar ne që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”, shkruan Rita.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.