Ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur nga Kosova Eduart Meraku, i njohur me emrin e artit Edi King.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije miku i tij, Besim Gashi, përmes një postimi në rrjete sociale.

Nuk ndihet ende arsyeja e ndarjes së tij nga jeta.

“S’po muj me besu per kete lajm teper teper te pikëllueshem. Na la Edi, shoku i gjithë jetes tonë Edi King! S’paska ma rond se me perjetu diqka te tille…”, ka shkruar Gashi krahas fotos së këngëtarit.

Kujtojmë që prej disa vitesh ai është shkëputur nga muzika. Projekti më i fundit me titullin “Meraku” është publikuar në vitin 2018. Ai ishte pjesë e grupit të njohur të pop-rock-ut, “Seleksioni 039”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.