LOS40 Music Awards: Dua Lipa triumfon sërish
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shtuar edhe dy trofe më shumë në arritjet e saj.
Ajo ka triumfuar në dy kategori të rëndësishme në LOS40 Music Awards, që ndryshe njihet edhe si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Spanjë.
25-vjeçarja ka fituar çmimin “Artisti më i mirë internacional” dhe “Albumi më i mirë internacional”, për albumin e saj shumë të suksesshëm që e nxori në shitje këtë vit, ‘Future Nostalgia’.
Për gjithë këtë sukses, Dua pati një falënderim për fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku edhe publikoi fotografi me dy trofetë e saj të fituara në këtë event.
“Uau, faleminderit për të gjitha Los40! Albumi më i mirë internacional dhe Artistja më e mirë internacionale. Faleminderit juve që më patët sërish në skenën tuaj! Unë shpresoj që herën tjetër të mund të vi në një prej vendeve të mia më të preferuara në botë – Madrid dhe t’ju shoh ju të gjithëve! Faleminderit, faleminderit”, ka shkruar artistja shqiptare në Instagram.
Sorry, the comment form is closed at this time.