Ledy Gaga anulon koncertin: Më vjen keq, nuk mundem

Moti i keq ka detyruar Lady Gagën të ndalonte koncertin e fundit të turneut të saj Chromatica Ball në Florida pas një stuhie të fortë.

Këngëtarja po përfundonte koncertin kur moti i keq përfshiu vendin.

Ylli i muzikës u kërkoi falje fansave duke thënë: “Vërtet u përpoqëm ta përfundonim shfaqjen sonte në Miami”

Edhe pse ajo kishte shpresuar se stuhia do të kalonte, koncerti përfundimisht duhej të anulohej. Sidoqoftë, këngëtarja me famë botërore theksoi se donte t’i jepte përparësi sigurisë së publikut dhe ekuipazhit të saj kur rrufeja filloi të godiste pranë stadiumit Hard Rock.

“Ajo që dua vërtet është të jem gjithashtu e përgjegjshme. Nuk e di se çfarë do të bëja nëse diçka do t’i ndodhte dikujt në audiencë, ose ndonjë anëtari të ekipit tim, grupit tim, kërcimtarëve të mi. Pra, më vjen keq që nuk arritëm të bënim performancën epike të Rain On Me në shi”, shtoi këngëtarja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.