Artisti i njohur turk do performojë në ‘Sunny Hill Festival’

Detaje të reja po dalin dita-ditës për festivalin “Sunny Hill”, në Prishtinë.

Së fundmi, në faqen zyrtare të “Sunny Hill Festival” është konfirmuar artisti turk Emir Taha, i cili do t’u bashkohet artistëve të tjerë që janë pjesë e festivalit.

Më herët janë zbuluar emra të njohur, si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey dhe Mahmood.

Sakaq, në festival do të performojnë edhe dy emra të njohur botërorë, por që ende nuk janë bërë të ditur.

Festivali “Sunny Hill” është vendosur të mbahet edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë.

Në Prishtinë, rikthehet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, ndërsa në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.