Fifi sjell bashkëpunimin me reperin Bardhi dhe DJ Gimi-O
Duket se kjo e premte qenka për publikime, ku krahas Loredanës dhe Ardjan Bujupit vjen dhe bashkëpunimi i Fifi me Dj Gimi-O dhe reperin Bardhi.
“Du & Ich” mban titullin kënga e tyre e re, producent i së cilës është Çelik Lipa, ndërsa vija melodike është realizuar nga Fifi dhe Bardhi.
Kënga numëron rreth 500 mijë klikime dhe pritet të bëjë namin.
Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja ka ndarë në Youtube këngën e saj të re të titulluar “Ninullë dashurie”, që duket të jetë një nga baladat më të bukura të këtij dimri.
Sorry, the comment form is closed at this time.