Moti sot/ Temperaturat rriten përsëri në 39⁰

Deri në orët e mesditës parashikohet që pjesa me e madhe e vendit tonë të jetë në dominimin e kthjellimeve.

Por në zonat e thella malore do të ketë edhe kalime të pakta vranësirash.

Ndërsa pas mesditës vranësirat do të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit.

Bregdeti mbetet pothuajse i gjithi në dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.