Temperatura deri 39 gradë, parashikimi i motit për sot

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira konvektivë, në zonat malore veriore dhe verilindore. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të ri-sjellin kthjellimet në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.