Këngëtarja e njohur shqiptare, pjesë e jurisë së “The Voice Of Australia”

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, do të jetë pjesë e panelit të jurisë së “The Voice Of Australia” për të zgjedhur talentet e rinj në muzikë.

Rita do të udhëtojë drejt Australisë për të qenë pjesë e jurisë. Në panelin e jurisë do të jenë edhe Keith Urban, Jessica Mauboy dhe anëtari i vitit të shkuar Guy Sebastian.

“Unë e dashuroj ‘The Voice’ dhe e adhuroj Australinë, kështu që ky është një bashkim i krijuar në parajsë. Kam qenë trajnere në Britani dhe e di se sa fuqi ka në bërjen e ëndrrave realitet. Mezi po pres që të gjej superyllin e radhës të Australisë”, është shprehur Rita për “Perth Now”.

Kujtojmë se këngëtarja me origjinë shqiptare, ka përvojë në këtë fushë, sepse ajo ka qenë pjesë e spektakleve “The Voice” dhe “X Factor” në Britani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.