Zbulohet arsyeja që e bëri Beckham të duket si një 70-vjeçar
Ish-futbollisti i Anglisë, David Beckham është imazhi i një fushate të re kundër sëmundjes së malaries. Teknologjia që u përdor, e bëri të duket Beckham, si një 70-vjeçar. Qëllimi i fushatës është të inkurajojë njerëzit të vazhdojnë të luftojnë sëmundjen dhe të imagjinojnë një kohë kur ajo nuk do të ekzistojë më.
Malaria, e përhapur nga kafshimet e mushkonjave Anopheles, është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, por fatmirësisht e shërueshme.
Mungesa e masave parandaluese, veçanërisht në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut, shkaktoi më shumë se 400 mijë viktima vetëm në vitin 2019, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Tani ekziston një vaksinë kundër sëmundjes e cila e ka ulur numrin e rasteve me rreth 40%. Në maj të vitit 2020 shkencëtarët zbuluan një mikrob që mbron plotësisht mushkonjat nga infektimi me malarien. Vdekjet nga sëmundja kanë rënë me 60% duke shpëtuar më shumë se 7 milion jetë që nga viti 2000 sipas OBSH, por organizata argumenton se investimi i vazhdueshëm në luftën kundër malaries është ende i nevojshëm nëse do të zhduket deri në vitet 2050.

Sorry, the comment form is closed at this time.