Zbulohen emoji-t e rinj për “burra shtatzënë” dhe persona jo-binar me kurorë (Foto)

“Unicode Consortium”, që merret me krijimin e emoji-ve në të gjithë pajisjet globalisht, ka zbuluar listën e fundit të imazheve të ardhshme, që do të nisin përdorimin nga muaji tetor.

Propozimet përfshijnë një numër shprehjesh të reja për fytyrën dhe disa gjeste të reja duarsh.

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen përfshin një grup figurash më të larmishme për të përfaqësuar shtatzëninë dhe një emoji “person me kurorë jo-binar”.

Prandaj, ky azhornim është më i hapur dhe përfshirës ndaj identiteve gjinore dhe preferencave seksuale të individëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.