VIDEO/ Noizy i bashkohet trendit më viral në TikTok

“Unë atë e bëra kastile”- është fjalia më virale e momentit në rrjetet sociale dhe nëse jeni aktivë, sidomos në TikTok me siguri e dini për çfarë bëhet fjalë.

Për ata që nuk e dinë, bëhet fjalë për një video të trajnerit të jogas, Klodian Murati. Teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ai po demonstronte disa pozicione të jogas dhe një moment ai rrëzohet. Mirëpo, ai shprehet se “Unë atë e bëra kastile”, duke dashur t’i shpëtojë situatë. Por, pa sukses pasi nuk u desh shumë kohë dhe sidomos në TikTok u rikrijuan mjaft video duke përdour soundin e tij.

Trendit i është bashkuar edhe Noizy. Kënga e tij dhe Loredanës është e dyta ‘on trending’ në Britani dhe ‘top 5’ në shumë vende të tjera. Pasi ka publikuar të dhënat reperi ka shpërndarë edhe një video ku thotë: “Unë atë e bëra kastile”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.