VIDEO/ “Lambo” unike me vlerë marramendëse, qëndronte prej dekadash në kasolle
Një xhevahir i vërtetë si “Lamborghini Miura”, ka qëndruar i fshehur për shumë kohë në një shtëpi të vogël në fshat.
Pronari i saj italian e kishte “fshehur” “Lamborghinin” e vetëm ngjyrë kafe metalizato, të disponueshme në tregun evropian.
Supermakian ka një motor V12 prej 3,9 litrash, me 380 kuaj fuqi që ndihmonin arritjen e një shpejtësi maksimale prej 276 km në orë.
Parametra të tillë në vitet ’70 ishin ishin të denja për një makinë garash.
Pas vdekjes së pronarit, familjarët mbikëqyrnin shtëpinë ku “fshihej” makina dhe më në fund vendosën ta shisnin atë tek një mik i familjes.
Edhe pse akoma nuk është bërë e ditur shifra e shitjes, një “Lamborghini Miura” vlen rreth 2 milionë euro.
Sorry, the comment form is closed at this time.