Vetëm pak ditë pasi u bë baba, Ledri Vula ka gati këngën e fundit
5 ditë më parë, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha morën në duar bekimin e tyre të parë. Sara solli në jetë vogëlushen që kaq shumë e kishin pritur, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.
Dyshja nuk na e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që u kthye menjëherë në bebushin më të komentuar në Shqipëri e Kosovë.
Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.
Ndonëse është shumë e vogël, duket se fansat e kanë gjetur që tani se me kë ngjan më shumë Poem. Ka qenë një foto e reperit kur ai ishte i vogël që ka nxjerrë në pah ngjashmërinë e tij me të bijën.
Nuk dihet se sa vjeç ka qenë Ledri në këtë foto, por që e vogla s’i ka lënë gjë, kjo shihet qartazi

Sorry, the comment form is closed at this time.