Veshjet e moderatoreve shqiptare, nga qindra deri në mijëra euro

Për moderatoret, pamje e jashtme është një detaj mjaft i rëndësishëm. Kjo vërehet qartë edhe te prezantueset shqiptare, të cilat i kushtojnë një kohë të konsiderueshme. Firma me emër, të shtrenjta, veshje të veçanta etj. Në këtë artikull do t’i hedhim një sy stilit të disa prej moderatoreve shqiptare. E bukura, është një pikë që i bën bashkë të gjitha.

Alketa Vejsiu, është njëra prej tyre, që shpesh vishet me ‘Elizabetta Franchi’. Së fundmi, adhuruese e ‘Ermanno Scervino’. Veshjet e saj variojnë nga 600 euro, në 2 mijë euro, si ky jumpsuit.

Marina Vjollca është një tjetër moderatore, e cila shpesh zgjedh ‘Elizabetta Franchi’. Veshjet e saj variojnë nga më pak se 100 euro deri në 1200 euro një fustan.

Bora Zemani është një prej moderatoreve që, duke qenë çdo ditë në ekran, luan me veshjet. Një natë mund ta shohësh me kostum serioz, e një natë tjetër me atlete. Në çdo rast duket yll e bukur, me veshje jo shumë të shtrenjta. Veshjet e saj variojnë deri në 200 euro.

Luana vjollca është një ndër moderatoret që vishet më shtrenjtë. Fustani ‘Versace’, i njëjtë me Jennifer Lopez, i kalon 10 mijë euro.

Ndërsa së fundmi, në emisionin e 28 nëntorit për festa, mbante veshur këtë fustan unik nga ‘Alexander McQueen’, me vlerë 14 mijë euro.

Bizhuteritë e tyre janë një tjetër detaj, që i shtojnë vlerë veshjes. Megjithëse, secila prej tyre jo në çdo dalje, ‘mban veshur’ mijëra euro. Janë të njëjtat, që jashtë ekranit në orarin primetime, mund t’i shohësh veshur thjeshtë me një kostum sportiv, aspak të shtrenjtë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.