Vesa Luma kërkon falje: Kam premtu gjëra që nuk i realizova dot
Vesa Luma dhe Big Basta jetojnë në Zelandën e re prej disa vitesh tashmë, ndërkohë që pandemia e COVID-19 ka paralizuar botën dhe mjaft plane ka lënë pezull.
Këtë mund ta them dhe për Vesa Lumën e cila prej kohësh na ka munguar me projekte të reja.
Për Vesën, kjo është periudha më e papërshtatshme për të mbajtur premtimet për projekte të reja.
Ndaj, ajo i ka kërkuar falje publike ndjekësve të saj, duke shpjeguar se kjo periudhë e vështirë nuk i duket aspak e duhura për të sjellë projektet e saj.
Më herët, këngëtarja kishte lajmëruar se do të sillte një projekt në bashkëpunim me partnerin e saj, Big Bastën, ndaj për këtë këngë nuk i ka shpëtuar pyetjes së një ndjekësi.
“Patët postuar një video me diçka që dukej super këngë me Bigun, ça u bë?”- i shkruan ndjekësi të cilit Vesa ia kthen: “Shumë keq po ndihem që kam premtu gjëra që nuk i realizova dot por kësaj here planet na i prishi korona. Lançimi i projekteve muzikore në kohë krize për shqiptarët do të ishte pa kuptim.”- ka sqaruar ajo.

Sorry, the comment form is closed at this time.